Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

    Insajderi
    21 May 2024 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për mbështetjen e paqes, posaçërisht pas tensioneve midis Kosovës e Serbisë.

    Ndërsa në ceremoninë që do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Georgi Izmirliev” në Blagoevgrad, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.

    “Rreth 100 pjesëtarë të shërbimit ushtarak, kryesisht nga Komanda e Brigadës së 3-të në Blagoevgrad, do të dislokohen për operacionet e Forcës së NATO-s në Kosovë.

    Kontingjenti i Bullgarisë do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë”, raportoi agjencia bullgare e lajmeve “Novinite”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark