
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, njëherësh edhe profesor i gjeografisë dhe kundërshtar i marrëveshjes aktuale të demarkacionit me Malin e Zi, ka folur rreth deklarimeve të sotme të nënpresidentit amerikan, Joe Biden.
Bulliqi ka thënë se, nga ajo që deklaroi sot Biden, po del se ne vetë i përcaktojmë gjërat dhe jo miqtë amerikanë.
“Nga kjo që e dëgjuam nga nënpresidenti amerikan po del se miqtë amerikan “nuk na i kanë prerë teshat”. Po duket që ne vetëvetit po dëshirojmë të ia presim!!!!!!”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në facebook.
Shpejtim Bulliqi ka qenë ndër deputetët e parë të pozitës i cili është ngritur kundër marrëveshjes aktuale që e përcakton kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi./Insajderi.com