Bulliqi demanton zëdhënësin e tij: Vizita ime në SHBA është shtyrë me kërkesën time – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Bulliqi demanton zëdhënësin e tij: Vizita ime në SHBA është shtyrë me kërkesën time

    Insajderi
    09 November 2022 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës ka thënë se vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyrë me kërkesën e tij, e jo për shkaqe që janë raportuar në media.

    Kështu, Bulliqi demantoi zëdhënësi e tij, i cili i tha Gazetes Insajderi se një nga arsyeje e shtyrjes se vizitës së kryetarit është situata në Veri.

    Madje, Zhitia edhe përmes një postimit në Facebook konfirmoi se vizita është shtyrë për në fillim vit në dakordim edhe me kryetarët e tjerë të komunave për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit.

    Ndërsa, Bulliqi tha se ka kërkuar vetë nga Ambasada Amerikane që të shtyhet një takim i tillë, për shkak të agjendës së zënë.

    “Aktualisht jemi në vizitë zyrtare në Austri, jemi duke marrë pjesë në një kuorum të bizneseve dhe unë nuk mund të kthehem në Kosovë dhe kam kërkuar që ky takim të shtyhet”, ka thënë Bulliqi në një lidhje telefonike në RTV Dukagjini.

    Tutje, Bulliqi ka theksuar se komplet delegacioni e ka shtyrë takimin prandaj nuk qëndron ajo që është thënë dhe ajo është një dezinfomatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark