Bulliqi kërkon ballafaqim publik me ekspertë për demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi kërkon ballafaqim publik me ekspertë për demarkacionin

    Insajderi
    07 July 2016 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Kuvendit të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, në seancën e sotme të Kuvendit ia ka parashtruar një kërkesë publike, duke i thënë që ta përdorë autoritetin e tij dhe ta organizojë një tryezë në të cilën do të merrnin pjesë edhe anëtarët e komisionit qeveritar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ekspertët e pavarur.

    Kryetari i Kuvendit, Veseli, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin dhe se shumë shpejtë në Kuvend do të sillet marrëveshja për demarkacionin.

    “Unë besoj se të gjitha palët pajtohen për një tryezë të tillë”, ka thënë Veseli.

    Por organizimin e një tryeze të tillë Veseli ka thënë se mund ta bëjë vetëm nëse ai ka kërkesë zyrtare.

    Deputeti Bulliqi mori fjalën sërish dhe i tha Veselit se kërkesa e tij është publike dhe duhet të konsiderohet si e tillë.

    “Për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo punë, askush nuk po dëshiron ta marrë përsipër këtë çështje. Për shkak që mos me marrë ndoshta primatin e kësaj pune, unë nuk kam dashur me ndërmarrë hapa…”, ka thënë Veseli.

    Për më tepër deputeti Bulliqi, në cilësinë e ekspertit të kësaj fushe, ka propozuar profesorët Zejnullah Gruda, Enver Hasani, Florim Isufi dhe vetë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark