Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, përmes Facebook ka komentuar dy vendimet që javën e ardhshme priten të vihen në votim në kuvend.
Lidhur me Demarkacionin me Malin e zi, Bulliqi ka thënë se është dashur të rrëzohej qysh moti ndërsa për mocionin e partive opozitare për rrëzimin e Qeverisë, tha se nuk është momenti i duhur të bëhet një gjë e tillë.
“Mendimi im personal është se demarkacioni do të duhej kaherë të sillej në Kuvend dhe bashkërisht pa dallime partiake ta rrëzojmë, ndërsa që mocionin e shoh të panevojshëm sidomos në këtë fazë të zhvillimit të këtij procesi”, shkruan Bulliqi në Facebook.