I pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka bërë një favor vëllaut të shoferit të tij, Agron Fushës.
Atë e ka shpërblyer me një kontratë për “furnizim me letër të bardhë”. Tenderi kap vlerë e 35 mijë e 582 euro e 20 centë.
Komuna e Podujevës e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, tenderin ia dha kompanisë N.T.P “Fusha”, vula e të cilit u dha më 29 shtator 2022.
Kjo kompani është në pronësi të Sylejman Fushës, vëllait të shoferit të Bulliqit, Agron Fushës, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe:
Me vendim të Bulliqit, Agron Fusha është emëruar Zyrtar për Logjistikë – shofer i Kryetarit të Komunës së Podujevës.
Ai është emëruar në këtë pozitë më 6 dhjetor 2021, në kohën kur Bulliqi i fitoi zgjedhjet në Llap.
Bulliqi përpos që i fitoi zgjedhjet sikur plot kryetarë të komunave në të kaluarën, ai veproi edhe si shumë nga ta.
Janë publike rastet, kur kryetarë sidomos të PAN-it, i favorizonin shoferët dhe familjarët e tyre.
Prijësi i Podujevës edhe më herët gjatë gushtit të këtij viti e pati ndihmuar shoferin e tij me 2 mijë euro.
Në vendimin që Bulliqi e pati nënshkruar për dhënien e ndihmës financiare shoferit të tij, Agron Fusha, thuhej se 2 mijë euro i janë ndarë atij për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pamundësisë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe trajtimit të mëtutjeshëm të tij./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe: