Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Shpetim Bulliqi thotë se nuk ka kohë të merret me shefin e tij Isa Mustafën, i cili ekspertët e pavarur për matjen e territorit, sot përmes Facebook-ut i quajti “pallavragji e zhurmagji”.
Madje ai ironizoi me këtë fakt, duke thënë se janë duke punuar e nuk kanë kohë të merren më deklaratat e kryeministrit.
“Nuk po kemi kohë me u marr me të, po punojmë”, tha Bulliqi për Express.
Kryeministri Mustafa insiston se Kosova nuk po humb territor, ndërkohë që Bulliqi së bashku me disa kolegë të tjerë publikuan të dhëna ku pretendohet se Mali i Zi fiton 70.44 kilometër katrorë.