Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë që nga e premta në Podujevë, kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjve dhe qarkullimin në komunikacion.
Kryetari Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se për të përcjellë nga afër gjendjen ka vizituar fshatrat Batllavë, Gerdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se situata është e menaxhueshme.
“ Ndërsa, si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim”, ka shkruar Bulliqi.