"Bullizohej në shkollë"- Detaje tronditëse nga ngjarja ku dyshohet se kreu vetëvrasje një i mitur në Gjirokastër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bullizohej në shkollë”- Detaje tronditëse nga ngjarja ku dyshohet se kreu vetëvrasje një i mitur në Gjirokastër

    Insajderi
    20 April 2025 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    V.P, 17-vjeçar, u gjet i varur nga familjarët në banesën e tij në fshatin Valare të Gjirokastrit të Shqipërisë, ku jetonte së bashku me të ëmën dhe dy motrat, teksa babain e kishte në emigracion për të siguruar të ardhura për familjen.

    Burime për mediat në Shqipëri bëjnë me dije se familja e Peçi ka jetuar për një periudhë të shkurtë në qytetin e Sarandës, ku aty dyshohet se V.P. bullizohej gjatë kohës që vazhdonte shkollën 9-vjeçare. Kjo ishte kthyer në një shqetësim për të dhe për familjen, duke i detyruar që të ktheheshin sërish në Gjirokastër.

    Ai vazhdonte gjimnazin në shkollën “Siri Shapllo” të Gjirokastër, por nuk dihet ende nëse a ka rënë pre e bullizimit edhe në këtë shkollë apo jo.

    SHIH EDHE:

    Burime për mediat nga të afërm të familjes bëjnë me dije se 17-vjeçari vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim mjekësor. Mësohet se ai ishte një nxënës me nota të larta në shkollë.

    Policia ka sekuestruar telefonin dhe disa sende personale të adoleshentit, ndërsa pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe nxënës të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku i riu ndiqte mësimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark