Bumçi thotë se Ballkani i Hapur është thikë pas shpine për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bumçi thotë se Ballkani i Hapur është thikë pas shpine për Kosovën

    Insajderi
    20 December 2021 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fjalën i pari në protestën e organizuar nga Sali Berisha para Kryeministrisë e mori një anëtar i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, Aldo Bumçi. 

    Bumçi rreshtoi një sërë akuzash kundër kryeministrit Edi Rama për projektin e Ballkanit të Hapur, për të cilin tha se është një thikë pas shpine për Kosovën.

    Duan ti paraqesin para botës sikur të jenë garantuesit më të mëdhenj të paqes në rajon me Balkanin e Hapur. Aleanca Rama Vuçiç paraqiti projektin e ndarjes së Kosovës, thikë pas shpine, kundër interesit të shqiptarëve. Ky projekt dështoi por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç vazhduan me minishengenin apo si e quajnë sot Open Balkan, por ata duan të izolojnë Kosovën me këtë projekt. Vuçiç ish-ministër i Milloshevicit, por Rama thotë ai është lider evropian.Nga i buron ky besim Ramës te Vuçiç, i buron nga pazaret për pushtet. Ka vetëm një projekt evropain dhe ai nuk kalon nga Rama Vuçiç“, ka thënë Aldo Bumçi.

    Ai tha se nuk do të ndalojnë deri sa të rrëzohet këtë pushtet.

    Ka vetëm një mënyrë për shoqëri demokratike dhe ajo është opozita e cila është në shesh, dhe ne nuk ndalojmë, deri sa t’ja shkurtojmë ditët këtij regjimi“, tha ai.

    Qerkini, Kurtit: Mbyllma gojen me plan program konkret per te pagjeturit – YouTube


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark