Bunjaki nuk e ka problem të ftojë lojtarë serbë tek Kosova - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Bunjaki nuk e ka problem të ftojë lojtarë serbë tek Kosova

    Insajderi
    07 November 2016 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në konferencën e mbajtur sot për shtyp, në të cilën është zbardhur lista e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen me Turqinë, trajneri i Kosovës Albert Bunjaki ka folur rreth mundësisë që futbollistët e komunitetit serb të luajnë për Kosovën.

    Ai ka thënë se nuk e sheh problem nëse edhe lojtarët e kombësisë serbe me shtetësi kosovare ftohen në përfaqësuesen e Kosovës.

    I pyetur nga gazetari i B92 nëse ai ka në plan të ftojë në përfaqësuese disa futbollistë serbë nga Kosova, Bunjaki ka thënë se kjo mund të ndodhë në të ardhmen.

    “Jam në dijeni për këta lojtarë, edhe pse nuk është se i kam përcjell shumë gjatë. Nëse për vendet e mëdha mund të luajnë lojtarët e huaj, nuk shoh asnjë gabim nëse luajnë edhe për Kosovën dhe besoj se kjo në të ardhmen nuk do të jetë problem. Me rëndësi është që politika të mos jetë e përfshirë në sport”, është shprehur Bunjaki.

    Kosova do të luajë me Turqinë të shtunën me fillim nga ora 18:00. Ndeshja do të zhvillohet në “Antalya Stadium” të Antalias. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark