×
  • Lajme
  • Lajme

    Burbuqe Hana e Telekomit e emëron menaxhere gruan e “kryesindikalistit të pushtetit”, Atdhe Hykolli

    Insajderi
    03 September 2024 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burbuqe Hana, kryeshefe e Telekomit të Kosovës ka marrë vendim për ta emëruar Ushtruesen e Detyrës të Burimeve Njerëzore në këtë ndërmarrje publike.

    Ky vendim i Hanës, që ishte e emëruar në këtë pozitë nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, vjen pas shkarkimit nga puna të Ekrem Cervadikut, i cili mbante pozitën e drejtorit të Burimeve Njerëzore në Telekom.

    Por kush është menaxherja e re që Burbuqe Hana e emëroi?

    Bëhet fjalë për Hajrije Hykollin e cila është bashkëshortja e kryesindikalistit (kryetar i BSPK) Atdhe Hykolli, ndaj të cilit disa sindikata kishin akuzuar Hykollin se gjatë kohës së grevave dhe protestave të SBASHK “ishte shitur” te partia në pushtet që drejtohet nga Albin Kurti – kësisoj duke tentuar t`i thyej dhe përçaj sindikalistët.

    Hajrije Hykolli, tashmë më pozitën e re si menaxhere e Burimeve Njerëzore në Telekom është avancuar për pesë shkallë ose grada, nga pozita e zyrtares në pozitën menaxheriale.

    Periskopi ka kontaktuar edhe me zyrën për media në Telekomin e Kosovës të cilët kanë konfirmuar se Hana ka vendosur në këtë pozitë Hajrije Hykollin.

    Fadil Lepaja i ka thënë Periskopit se ky vendim tashmë është marrë.

    “E konfirmojmë se pas shkarkimit të z. Ekrem Cervadiku nga pozita e Menaxherit të Burimeve Njerëzore është emëruar, znj. Hajrije Hykolli në këtë pozitë si Ushtrues Detyre, deri në zgjedhjen e kësaj pozite nëpërmjet procesit të konkursit”, ka thënë Lepaja për Periskopin.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht mbi të “bëmat” e Hanës në Telekom.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark