Burdushi kërkoi që ta shtynte shkuarjen në burg, Gjykata i jep përgjigje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Burdushi kërkoi që ta shtynte shkuarjen në burg, Gjykata i jep përgjigje

    Insajderi
    16 September 2023 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka refuzuar kërkesën Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi” për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit me burgim.

    Burime të “Betimit për Drejtësi” nga Gjykata Themelore e Prishtinë kanë konfirmuar se kërkesa e mbrojtjes së Burdushit është refuzuar.

    Durim Osmani, avokati i Peqanit, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit është refuzuar.

    “Po, iu ka refuzuar kërkesa”, ka thënë Osmani për “Betimi për Drejtësi.

    Mbrojtja e Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi”, kishte kërkuar shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg për 6 deri në 12 muaj.

    Hysri Peqani më 10  janar 2023 ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, 42 mijë euro gjobë dhe ishte urdhëruar konfiskimi i pasurisë në vlerë mbi 2 milionë euro.

    Këtë vendim, Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar më 5 qershor 2023 për veprat penale: “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “Mashtrim”, “Shpëlarje parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

    Procesi gjyqësor ndaj Burdushit ka zgjatur 2 vjet e 2 muaj, ndërsa aktakuza ishte ngritur më 15 shtator 2020.

    Në çështjen penale ndaj tij ishin dëgjuar një sërë dëshmitarësh, dëshmitë e të cilëve ishin ndaluar të publikoheshin deri në përfundimin e gjykimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark