Opozita ka nisur ditën e sotme protestën para kryeministrisë.
Një banderolë gjigande bie në sy, në të cilën është shkruar “Burg Brother VIP”. Banderola mbahet nga të rinjtë e FRPD, të cilët janë duke marshuar drejt kryeministrisë, ndërsa është frymëzuar nga reality show i “Big Brother Vip Albania”, por duke zëvendësuar fjalën “Big” me burg.
Po ashtu edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar ditën e sotme protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Teksa i drejtohej sheshin “Dëshmorët e Kombit”, Meta deklaroi se kjo protestë është vetëm fillimi , ndërsa ka pasur dhe një apel për policinë, të cilës i bëri thirrje të dëgjojë zërin e qytetarëve.