Thomas Mair, personi që vrau deputeten Jo Cox në qershor të këtij viti, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Vendimi për të erdhi pas një gjykimi që zgjati shtatë ditë, në të cilin Mair as nuk tentoi të mohonte veprimin e tij, njofton The Guardian.
Mair e kishte qëlluar disa here dhe kishte therë me thikë deputeten Cox gjatë fushatës për të ardhmen e Britanisë në BE./Insajderi.com