
Ish-deputeti i partisë Guxo, Burim Meta, tha se Nezir Kraki që kandidoi për deputet nuk ka lidhje me partinë.
Sipas tij Krakit iu tha që të hyjë listën e Guxo për të plotësuar numrat.
“Kraki nuk është në Partinë Guxo, s’ka lidhje asgjë me Guxo. Ai nuk e di se ku ka ardhë. E kemi thirr në emision e nuk e ka ditë se çfarë po thotë. Ka qenë në VV, por ajo i ka thënë ‘hajt shko qetu mbushe pak listën e plotësoja pak Guxos’. Njëjtë ka ndodhur me një kandidate në Ferizaj, e cila tri ditë më parë është anëtarësuar në Partinë Guxo ‘hajt shko mbushja listën atij’. Kraki ka qenë ballist. S’ka të bëjë asgjë me Partinë Guxo. Gërvalla e ka prezantuar edhe si profesor”, ka thënë Meta në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.