×
  • Lajme
  • Lajme

    Burim Ramadani paditë deputetin e VV-së për shpifje dhe fyerje

    Insajderi
    14 August 2024 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

    Ramadani ka thënë se Rexhaj do të përballet në Gjykatë për shpifjet dhe fyerjet.

    “Jam i lumtur që do të përfaqësohem nga “ACCESS LAW OFFICE”, përkatësisht nga avokati Burim HALILI dhe juristja Kaltrinë HYSENI, në proces gjyqësor! Besoj që Gjykata do të merr vendim meritor”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark