Kandidati për deputet nga AAK, Burim Ramadani, ka thënë se 58 vota në komunën e Suharekës janë ‘avulluar’ nga një komisionere, shkruan Insajderi..
Ramadani përmes Facebook ka publikuar edhe fotografi të një fletë llogaritëse ku shihen 58 vota ndërsa në formularin zyrtarin nuk janë asnjë.
Ai ka kërkuar rinumërim të votave si dhe ka thënë se dikush duhet të shkojë në Gjykatë e të merr dënim./Insajderi.com/