Janë arrestuar në qytetin e Gjakovës një çift, burrë dhe grua, pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht me njëri – tjetrin.
Ashtu siç bën të ditur policia të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Më poshtë njoftimi i Policisë së Gjakovës:
“Janë arrestuar burrë e grua kosovarë-e, pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj e përleshjes që të dy kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt“