Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë.
Një grua ka raportuar se ndaj saj kanë ushtruar dhunë burri dhe vjehërria.
“Është iniciuar rasti në të cilën janë përfshirë viktima femër kosovare dhe tre të dyshuar (burri dhe vjehërria)”, thuhet në raport. Tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer tek familja e prindërve saj”, njoftoj policia.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit-bashkëshorti dhe vjehrri janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara-vjehrra e viktimës është liruar në procedurë të rregullt.