Rastet e dhunës ndaj grave janë shumë të shprehura në shoqërinë shqiptare. Disa prej tyre për arsye nga më të ndryshmet e kanë të pamundur të largohen nga familjarët e tyre dhunues, që kryesisht janë bashkëshortët.
Një grua, emri i të cilit nuk është bërë publik, na njofon me historinë e saj të trishtë. Ajo rrëfen se si për 28 vite u dhunua nga burri më të cilin ishte e martuar.
E mbijetuara e dhunës ka treguar se “i alkoolizuar dhe pa një punë fikse, bashkëshorti jo vetëm i merrte paratë, por e dhunonte në mënyrë sistematike”.
E fortë për të vazhduar përpara, kjo grua rrëfen se nuk do kthehej më pas.
“Atë e kisha shumë frikë. Më kërcënoi, donte të më vriste, nuk kërkonte falje kurrë. Pinte raki, ishte shumë i dhunshëm, kisha dhunë fizike. Më kërcënonte mua, goca ikte, dilte nga shtëpia nga frika. Ikja pas saj. Të nesërmen gjasme qetësoheshe. Ktheheshim në shtëpi me frikë. Ai të vret. Më ka munguar shumë qetësia dhe dashuria. Nuk i kam pasur kurrë. Këtu e gjeta. Gratë të denoncojnë çdo rast që të kenë, të mos presin. Një orë më shumë është më e rrezikuar. E gjallë jo, por edhe e vdekur nuk kthehem më atje me atë njeri”, tha ajo për Euronews Albania.