Një grua nga Prishtina ka raportuar mbrëmë në polici bashkëshortin dhe nënën e saj. Kjo ndodhi pasi që dy të dyshuarit e kishin rrahur viktimën.
Gruaja ka pësuar edhe lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë intervistuar, por, që më pas u liruan nga prokurori në procedurë të rregull.