Burri më i gjatë në botë shkon në Rusi që të gjejë grua - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Burri më i gjatë në botë shkon në Rusi që të gjejë grua

    Insajderi
    22 December 2021 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sultan Kosen, i cili është 2.5 metra i gjatë, është divorcuar kohët e fundit dhe tashmë ka udhëtuar drejt Rusisë për të gjetur gruan, me të cilën do të bëjë dy fëmijë.

    39 vejçari Kosen është një fermer turk, i cili vuan nga gjigantizmi dhe akromegalia, sindromat që shfaqen kur gjendra prodhon më tepër se ç’duhet hormonin e rritjes. Falë gjatësisë së tij të madhe ai mban rekordin botëror Guinness si njeriu më i gjatë me 2.51 metra.

    Kosen, i cili është me origjinë kurde, tregon se ka qenë i martuar me një grua siriane 29 vjeçare 1.75 metra të gjatë, të quajtur Merve Dibo, në vitin 2013.

    Në një intervistë ai tregon se problemi kryesor me të shoqen ishte komunikimi pasi ai flet turqisht kur gruaja fliste vetëm arabisht. Tani që është përsëri ‘single’ Kosen mori një avion për të fluturuar drejt Moskës ku po kërkon nusen e tij të re.

    Ai thotë se gratë ruse zotërojnë bukuri të madhe dhe një shpirt dashamirës, prandaj dëshiron një të tillë që t’i lindë një djalë e një vajzë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark