Ankuesja femër ka raportuar në Stacionin policor në Gjakovë se bashkëshorti i saj me probleme mendore nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Ajo pretendon se burri i saj nuk është trajtuar siç duhet nga ekipi mjekësor, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas raportit, ai ishte i shtrirë prej disa ditësh në spital.
Detajet nga raporti:
TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR
Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 18.11.2024-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – me probleme mendore, i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar.