×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Burri në burg nën dyshimin për laborator droge, gruaja i punon në Prokurori

    Insajderi
    30 September 2024 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë Prokuroria në Prishtinë zbuloi një laborator droge. Dy persona tashmë janë në paraburgim. I pari nga ta del ta ketë bashkëshorten punonjëse të Prokurorisë. Insajderi sjell detaje nga ky zhvillim brenda sistemit të drejtësisë.

    Mira Avdimetaj

    Disa muaj iu desh antidrogës së Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të hulumtojnë dhe zbulojnë ekzistencën e një laboratori të drogës në kryeqytet. Aty po prodhoheshin substanca narkotike të llojit kokainë dhe heroinë. Policia e Kosovës pasi ka lokalizuar vendin ka arritur të shkatërroj këtë laborator dhe të arrestoj dy persona. Gazeta Injsaderi kishte sjell ekskluzivisht emrat e të arrestuarve. Hasan Xhemajli dhe Kadri Gashi.

    Xhemajli dhe Gashi dyshohet se në bashkëkryerje kishin një objekt në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë të mbyllur me dru ku kishin mjetet e përpunimit të laboratorit të drogës.

    Të dy këta ndodhën në paraburgim për një muaj pas vendimit të Gjykatës.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se njëri nga të arrestuarit, Hasan Xhemajli ka familjar të punësuar në Prokurorinë e Apelit. Aty i punon gruaja e tij.  Fitore Matoshi- Xhemajli punon si zyrtare ligjore.

    Insajderi ka tentuar që të marrë një koment nga bashkëshortja e të arrestuarit, përmes kontakteve që ka gjetur, por deri tash e njëjta nuk është përgjigjur.

    Nuk është përgjigjur as Prokuroria e Apelit ku e njëjta për momentin punon si zyrtare ligjore.

    Të dy palët janë pyetur se a mund të ndikoi bashkëshortja në rastin e burrit të saj.

    Lidhur me këtë çështje, Gazeta ka marrë përgjigje nga Prokuroria e Shteti, por sipas tyre, përgjigje në pyetjet e Gazetës duhet të merren nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Por, KPK ende nuk është përgjigjur.

    Për të marr përgjigje në pyetjet e Juaja, Ju lutem drejtohuni Njësisë për Komunikim Publik në KPK, pasiqë është në kompetencë të KPK-së, rekrutimi dhe transferimi i stafit për gjithë sistemin prokurorial” thuhet në përgjigjen e zyrës për komunikim  në PSH.

    Gazeta Insajderi raportui po ashtu se i arrestuari për laborator të drogës në Prishtinë, Hasan Xhemajli, ka kompani aktive të pijeve.

    Hasan Xhemajli është aksionar i një kompanie të pijeve me emrin “BED Group”. Sipas të dhënave në ARBK, del që pronar i kompanisë është Bedri Avdullahu ndërsa aksionar është i arrestuari për laboratorin e drogës, Hasan Xhemajli i njohur si “Viktor Bajçinca”.

    Dosja | Si funksiononte laboratori i drogës së kokainës në kryeqytet?

    Gazeta Insajderi kishte publikuar dosjen e Prokurorisë me detaje se si kishte funksionuar laboratori i drogës krejt afër banesave të banimit në Ulpianë e deri tek shktarrimi i tij.

    Operacioni për shkatërrimin e laboratorit të drogës ishte udhëhequr nga Bashkim Zeqaj, Shef i Departamentit të Krimeve të Rënda, pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton Insajderi.

    Ai njoftoi se gjatë kontrollit është gjetur një sasi droge e llojeve heroinë dhe kokainë dhe mjete pune për përpunimin e substancave narkotike, si dhe një sasi droge në gjendje të ngurtë prej rreth 7 kilogramë.

    “Dy persona janë arrestuar, këto preparate janë shumë të rrezikshme dhe ndodhet në një vend që ka shumë banorë. Kemi gjetur edhe mjete përcjellëse që kanë shërbyer për përpunimin e lëndëve narkotike”, deklaroi Zeqaj.

    Si funksiononte grupi që përpunonte kokainën dhe heroinën?

    Siç raportoi Insajderi, të arrestuarit për këtë rast ishin: Hasan Xhemajli dhe Kadri Gashi.

    Xhemajli dhe Gashi dyshohet se në bashkëkryerje kishin një objekt në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë të mbyllur me dru ku kishin mjetet e përpunimit të laboratorit të drogës.

    …Kanë  hapur  derën e hyrjes e cila  ishte  e  mbyllur  me  dry, nga aty kanë filluar t’i nxjerrin  mjetet  e punës, pajisjet  te  cilat  kanë  shërbyer  për  procedura  të  punës  në  Laboratorin e  drogës, ku fillimisht është vërejtur   nga  aty  ata  kanë  nxjerrë  një  elektromotor apo Mikser  të  madh  të  cilin  e kane  futur  ne  automjetin  Volksvagen Caddy, ngjyrë hiri e me pastaj  kanë e vazhduar që nga lokali/ Laboratori  të  nxjerrin  edhe  pajisje  tjera  si  Boce  e madhe  gazi  si  dhe  pako  me  materie  te  dyshuar, ne  këtë  moment  kane  ndërhyrë  hetuesit  e SQHN-DHTN , duke i  kapur  ne  flagrance  të pandehurit  Hasan  Xhemajli  dhe Kadri  Gashi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Të dyshuarit në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark