
Një person është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se me qëllim e ka goditur me veturë një grua.
Të dy kanë pranuar tretman mjekësor- viktima është dërguar në QKUK, i dyshuari në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Ferizaj 17.02.2025-01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet që qëllimshëm me veturën e tij e kishte goditur veturën e viktimës femër kosovare. Përveç dëmeve materiale në dy veturat, lëndime kanë pësuar viktima dhe i dyshuari dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa viktima është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”