Në fshatin Lubozhdë në Istog, një grua ka denoncuar burrin e saj për dhunën e përjetuar nga ky i fundit i cili e ka sulmuar brutalisht atë, si dhe dy motrat e tij, të cilat janë me aftësi të kufizuara.
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari ushtroi dhunë ndaj tyre dhe për pasojë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor në spital.
Bazuar në dëshminë e gruas së të dyshuarit, kjo nuk është hera e parë që ato po përjetojnë dhunë, pasi raste të tilla kanë qenë të vazhdueshme.
Menjëherë pas denoncimit, ka reaguar Policia e Kosovës, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi.org