Burri që diplomoi në fakultetin në të cilin pastronte gjatë natës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Burri që diplomoi në fakultetin në të cilin pastronte gjatë natës

    Insajderi
    19 May 2016 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur kolegët e Micheal Vaudreu ishin në librari duke studiuar gjatë mbrëmjeve, ai ishte duke fshirë dhomat dhe mblidhte mbeturinat që ata lenin pas.

    Por, këtë javë, duke veshur kapelën e zezë, ai qendrori së bashku me kolegët e tij, por kësaj radhe jo si punëtor teknik por si i diplomuar.

    Ka qenë viti 2008 kur për shkak të problemeve financiare ai u detyrua të largohet edhe nga shtëpia dhe të shesë veturën. Biznesi i tij shumëvjeçar kishte falimentuar.

    Dhe, puna e vetme që mundi të gjejë atë kohë ishte punëtor teknik në një kolegj afër vendit ku po jetonte.  Ai nuk paguhej shumë aty, por benefitet ishin të mëdha.  Atij iu mundësua që të ndjekë studimet pa ndonjë pagesë, shkruan The Independent.

    Ai studionte gjatë ditës, kurse në mbrëmje pastronte mbeturinat e kolegëve të tij.

    Dhe, gati pas nja dekade mundi, ai diplomoi më 14 maj.

    E gjithë familja e tij ishte e pranishme në ceremoninë e diplomimit.  Ndërsa, drejtuesja e kolegjit, Laurie Leshin, e përmendi rastin e tij gjatë fjalimit në ceremoni.

    “Ai ka mundur të dorëzohet në cdo kohë, por nuk e bëri një gjë të tillë.  Dhe sot, në moshën 54 vjecare, ai do të marrë diplomën për inxhinieri”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark