Një video shokuese vjen nga Vlora: Burri ushtron dhunë ndaj ish-gruas në prani të dy fëmijëve dhe kalimtarëve të shumtë. Ngjarja ka ndodhur sot në afërsi të tregut kryesor të qytetit, ndërsa pamjet vijnë të filmuara me një aparat celular.
Burri godet me shkelma gruan dhe dëgjohen ulërimt e gruas dhe të dy fëmijëve që janë të terrorizuar.
Nuk dihen shkaqet e dhunës se ushtruar,por në pamje shihen dhe njerëz që tentojnë të largojnë burrin.
Mësohet nga informacionet e siguruara nga policia e Vlorës së uniformat blu pas ngjarjes së rëndë kanë shoqëruar burrin që ka ushtruar dhunë, njofton Ora News.
Policia e Vlorës reagoi në lidhje me videon e publikuar, duke identifikuar autorin si dhe duke bërë shoqërimin dhe arrestimin e menjëhershëm të tij.
Në pranga përfundoi shtetasin Ilirjan Pajo, 44 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” në Vlorë. Arrestimi në flagrancë i tij erdhi pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
“Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të tij pasi ky shtetas, rreth orës 10:00, në tregun e madh në lagjen “28 Nëntori” pranë “Alfa Bank”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike kundrejt ish-bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale M.C., 38 vjeç, banuese në lagjen “24 Maji” Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë në dalje të qytetit të Vlorës në vendin e quajtur “Pus-Mezini”, duke tentuar t’u largohej shërbimeve të policisë”, sqaron policia lokale. /Insajderi.com