Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

    Insajderi
    12 March 2025 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rasti i ri i vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj ka tronditur përsëri opinionin publik në Greqi.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sindos të Selanikut mesditën e së mërkurës, kur një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij.

    Tch raporton se 53-vjeçari ka sulmuar me një mjet të mprehtë gruan e tij 44 vjeç, duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në trup.

    Më pas ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë së banesës së tyre dhe nga plagët e marra pas rënies ka humbur jetën kur është dërguar në spital.

    Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e krimit.

    Thuhet se gjithashtu çifti ka lënë pas dy fëmijë të vegjël.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark