Burri vret gruan 40 vjeçare me kallashnikov - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri vret gruan 40 vjeçare me kallashnikov

    Insajderi
    09 January 2022 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Nenshat të Bashkisë Vau Dejes.

    Burime bëjnë me dije se bashkëshorti ka vrarë me kallashnikov bashkëshorten 40 vjeçare.

    Mësohet se viktima është Xhuliana Topalli 40 vjeçe.

    Bëhet me dije se shtetasi Niko Hila ka vrarë me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij, Xhuliana Topalli, 40 vjeçe.

    Edhe vetë Hila është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

    Njoftimi i policisë:

    Vau i Dejës/ Informacion paraprak

    Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

    Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

    Grupi hetimor po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark