Të mërkurën e 29 qershorit në qytetin bregdetar të Sarandës është zbuluar busti i Hillary Clinton, kandidates së demokratëve për presidente të SHBA-së.
Në këtë ngjarje për të cilën kanë raportuar mediat e huaja por jo ato në Shqipëri, përpos autoriteteve të qytetit të Sarandës kanë marrë pjesë edhe personalitete nga Kosova, sikurse Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.
Lajmi për zbulimin e këtij busti është dhënë vetëm në mediat ndërkombëtare sikurse “AP”,“Reuters” dhe “The New York Times”.
Për Reuters, kryetarja e bashkisë së Sarandës, Florjana Koka ka thënë se kjo shtatore është si “falënderim ndaj popullit amerikan dhe qeverisë për atë që kanë bërë për popullin dhe kombin shqiptar”.
“Ajo në veçanti përmendi përfshirjen e Clinton-it në çështjet e komunitetit shqiptar në SHBA dhe promvimin e rolit të grave, denoncimit të gjenocidit serb dhe mbrojtjen e Pavarësisë së Kosovës”, raporton AP-ja.
Kryetarja e bashkisë i ka thënë Reuters, se është e bindur se busti i Hillary Clinton si një figurë emblematike e diplomacisë dhe politikës amerikane, nderon jo vetëm Sarandën por edhe qytetarët e saj dhe miqtë në mbarë botën, raporton Insajderi.
Zbulimi në “heshtje” i bustit të Hillary Clinton në Sarandë