Derisa Facebook ka kohë që lejon reagimin ndaj statuseve e fotografive me emocione si “haha” apo “happy”, “like”, “sad” dhe “angry”, kjo për të treguar se si dikush ndihet ndaj një postimi, sot është shtuar edhe opsioni “pride”.
Flamuri shumëngjyrësh që e karakterizon komunitetin gej, lezbik, transgjinor e biseksual tanimë është një emocion në Facebook i cili mund të përdoret nga të gjithë, shkruan KultPlus.
Për ta parë e përdorur këtë emocion duhet të bëni like faqen LGBTQ@Facebook. Ky nderim nga rrjeti social më i madh në botë po bëhet gjatë muajit të krenarisë – Pride Month – të këtij komuniteti.
Këtë muaj në shumë vende të botës shënohen paradat e komunitetit LGBT.
Ndërsa Facebook në një postim ka treguar se punëtorët e kompanisë së madhe në mbarë botën do të jenë të pranishëm në festën e madhe të komunitetit që në të njëjtën kohë është thirrje për paqe dhe pranim më të madh të këtij komuniteti.