Historiani Jusuf Buxhovi ka treguar që anëtarë të LDK’së kanë qenë edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.
Buxhovi në emisionin Pressing në T7 tha se e posedon listën prej 3 mijë persona të cilët kanë qenë anëtarë të LDK’së.
“Regjistrin prej 3 mijë vetave që e kam unë, janë 4-5 vetë shumë të rëndësishëm, 2-3 janë që janë në Hagë, janë ndër nënshkruesit e 3 mijë vetave që janë anëtarë të LDK’së.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi janë edhe dy të tjerë, edhe Kadri Veseli”, tha Buxhovi.