Këshilltari i ministrit Arben Vitia, Xhevdet Pozhari, ka lavdëruar sot shefin e tij Ministrinë e Shëndetësisë.
Ai në “Facebook” ka shkruar se ka besim të Vitia dhe e ka quajtur të palodhshëm dhe të pandalshëm.
Pozharit i ka reaguar analisti Berat Buzhala.
Ai ka ironizuar me të duke thënë se “aq i pandalshëm është Vitia, sa nuk po mundemi as me pa”.
Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka besim tek Ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Projektligji i miratuar sot, do të evitojë mundësinë e çmimeve të ndryshme për produkte identike. Më nuk do të mund të abuzohet me çmime të barnave në emër të “tregut të lirë””, ka shkruar Pozhari ndër të tjerash.