Gazetari Berat Buzhala ka komentuar kërkesën e Ambasadës së Turqisë në Kosovë për arrestimin e tij pasi ka shkruar një status në Facebook, duke thënë se ambasadorja Kivilicim Kilic është treguar servile kur ka bërë këtë kërkesë.
“Para disa dite Erdogani ka thënë se do të ketë rishikim të ambasadorëve të Turqisë nëpër botë dhe në këtë rast ambasadorja ka treguar servilizëm ndaj shefit të saj”, ka thënë Buzhala për televizionin publik.
Sipas tij, ambasadorja ka bërë një gabim kur ka menduar se me një kërkesë të tillë në Kosovë mund të arrestohen gazetarët për mendimet e tyre sidomos kur ato janë satirike./Insajderi.com