Buzhala: Sjellja e kryeministrit e papranueshme, storja profesionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Buzhala: Sjellja e kryeministrit e papranueshme, storja profesionale

    Insajderi
    23 March 2016 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, ka thënë se një hulumtim i publikuar në gazetën online Insajderi, që zbuloi se vëllai i kryeministrit Mustafa ka kërkuar azil në Gjermani e Francë për shkaqe shëndetësore “nuk kishte kurrfarë qëllimi që ta përqeshte, tallte, ose çfarëdo qoftë, vëllain e Kryeministrit Mustafa”.

    “Madje, aty në mënyrë korrekte tregohet që ai kishte qenë sëmurë, prandaj kishte kërkuar azil. Tema, ose mesazhi, që përcillet nga shkrimi është ikja e qytetareve nga vendi”, ka thënë Buzhala.

    Këto komente Buzhala i ka bërë pas reagimit të kryeministrit Isa Mustafa i cili e ka cilësuar artikullin si shkelje të privatësisë.

    Të dielën, Insajderi ka publikuar një artikull ku zbuloi se vëllai i kryeministrit Mustafa ka migruar ilegalisht dhe ka kërkuar azil në Gjermani e Francë për të kërkuar shërbim për një sëmundje.

    Pas publikimit të lajmin, kryeministri Mustafa ka telefonuar autorin e shkrimit, kryeredaktorin e Insajderit Vehbi Kajtazi, të cilin e ka kërcënuar dhe ofenduar.  Ai pretendon se në këtë rast i është shkelur e drejta e privatësisë vëllait të tij.

    Buzhala e cilëson si të papranueshme thirrjen që kryeministri Mustafa ka bërë ndaj gazetarit.

    “Të gjithë ne duhet me ia bë me dije Kryeministrit Mustafa që sjellja e tij, thirrja në telefon direkt gazetarin, edhe nëse nuk e ka share fare, është e papranueshme”, ka thënë Buzhala.

    “Tutje, në shkrim thuhet se e kanë pritur tre javë Kryeministrin Mustafa që të përgjigjet lidhur me temën.  Nuk e ka bere këtë.  Kanë kërkuar edhe nga vëllai i tij.  As ai nuk e ka bërë këtë. Nëse nuk është përgjigjur para shkrimet, pse e bënte këtë pas shkrimit, ne një forme shumë më të keqe?” ka thënë ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark