“Bye bye Buci, ti je pas meje”, Linda rikthen në vëmendje momentin kur parashikoi eliminimin e Yllit – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Bye bye Buci, ti je pas meje”, Linda rikthen në vëmendje momentin kur parashikoi eliminimin e Yllit

    Insajderi
    21 January 2024 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Yllm Dervishi (Buci) i njohur si një nga konkurrentët me potencial për të arritur në finalen e Big Brother VIP Kosova, u elimimua të premten nga shtëpia e famshme.

    Pas një nominimi të fortë ku ishte Santiana, Blerando dhe Ylli, ky i fundit me votat nga publiku është eliminuar nga gara për çmimin e madh.

    Së fundmi, këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e BBVK 2, Linda Halimi, ka sjellë në vëmendjen e publikut momentin kur ajo ironikisht e parashikoi daljen Bucit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

    Linda, e cila ishte eliminuar nga shtëpia vetëm një javë më parë, gjatë një lidhjeje direkte me banorët e shtëpisë nga studioja të hënën, iu drejtua Yllit me fjalët: “Bye Bye Buci, ti je pas meje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark