Byroja Evropiane e Sigurimeve me kritere shtesë për hapjen e zyrës në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Byroja Evropiane e Sigurimeve me kritere shtesë për hapjen e zyrës në Kosovë

    Insajderi
    06 July 2016 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht premtimeve të Byrosë Evropiane që ta hapë një zyrë në Kosovë, përmes së cilës do të mundësonte shitjen e Kartonit të Gjelbër për qytetarët e Kosovës, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë së shpejti.

    Byroja Evropiane ka kërkuar nga pala kosovare të hyjë në negociata me byrotë e vendeve tjera anëtare të Këshillit, por sipas përfaqësuesve të Byrosë Kosovare, kjo kërkesë është e pamundur të realizohet.

    Rrahim Pacolli, udhëheqës në bisedimet rreth Kartonit të Gjelbër, ka thënë se Byroja Evropiane po cakton kritere të tjera, pavarësisht se në fillim kanë marrë zotimin e të gjitha byrove të vendeve të Evropës për hapjen e saj.

    “Ne kemi organizuar edhe dy seminare në Prishtinë me Këshillin e Byrosë, ku kanë qenë përfaqësues edhe byrotë tjera të vendeve të Evropës dhe na është premtuar edhe publikisht prej atyre se do të hapin një zyrë që qytetarët e Kosovës do të mundë të pajisen me Karton të Gjelbër”, deklaroi Pacolli për Zërin.

    Sipas Pacollit, ky zotim ka qenë para Marrëveshjes së Serbisë për Lëvizje të Lirë, ndërkohë që pas marrëveshjes ajo është lënë në heshtje.

    “Nuk kanë punuar në këtë drejtim, por kanë kërkuar që pala kosovare të bisedojë me byrotë e vendeve tjera dhe kjo nuk është e mundshme, pasi që Këshilli i Byrosë Evropiane vendos për këtë çështje dhe kjo ka mbetur në heshtje nga ana e tyre”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark