Bytyqi e AAK-së: Do të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për gratë e Kosovës – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Bytyqi e AAK-së: Do të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për gratë e Kosovës

    Insajderi
    29 January 2025 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Albana Bytyqi, ka zhvilluar një takim me gratë e fshatit Vraniq, duke potencuar rëndësinë e përkushtimit të grave në zhvillimin e familjeve dhe shoqërisë kosovare.

    Ajo foli për sfidat me të cilat gratë përballen çdo ditë dhe mundësitë që do të krijohen për to pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    “Me gratë e fshatit Vraniq, të cilat me përkushtimin dhe forcën e tyre janë shtylla e familjes dhe shoqërisë sonë. Diskutuam për sfidat me të cilat përballen çdo ditë dhe për mundësitë që do të krijojmë së bashku pas 9 shkurtit”, shkroi Bytyqi në Facebook.

    Ajo siguroi se do të angazhohet për të krijuar mundësi më të mira për gratë, ku zëri i secilës grua do të dëgjohet dhe vlerësohet.

    “Bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku zëri i secilës grua të dëgjohet dhe të vlerësohet! Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen tuaj!”.

    Bytyqi gjithashtu shprehu falënderimin e saj për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që mori nga gratë e fshatit Vraniq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark