Bytyqi e AAK-së: Rasti i ambasadorit Berishaj, skandal i madh diplomatik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyqi e AAK-së: Rasti i ambasadorit Berishaj, skandal i madh diplomatik

    Insajderi
    23 April 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka komentuar në lidhje me përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në shitblerjen e energjisë elektrike përmes kompanisë serbe duke thënë se: “Qeveria e Albin Kurtit po dëshmon secilën ditë që kauzat e saj janë të rrejshme”, transmeton Gazeta Insajderi.

    Sipas saj, “Është tejet shqetësuese që një kryeministër i vendit sikurse edhe presidentja të mbrojnë publikisht z. Berishaj kur dorëheqja e këtij të fundit është e pakontestueshme.”, ka thënë Bytyqi.

    “Rasti i ambasadorit Berishaj është jashtëzakonisht më shumë se një përgjegjësi individuale. Është skandal i përmasave më të mëdha, që kërkon llogaridhënien.”, ka vlerësuar deputetja Bytyqi.

    Postimi i Plotë:

    “Skandali diplomatik i Qeverisë

    Qeveria e Albin Kurtit po dëshmon secilën ditë që kauzat e saj janë të rrejshme. Rasti i ambasadorit Martin Berishaj, që dyshohet të jetë i përfshirë në shitblerjen e energjisë elektrike përmes kompanisë serbe, është skandal i madh diplomatik. Dëmton rëndë imazhin në diplomacinë e jashtme të Kosovës.

    Është tejet shqetësuese që një kryeministër i vendit sikurse edhe presidentja të mbrojnë publikisht z. Berishaj kur dorëheqja e këtij të fundit është e pakontestueshme. Rasti i ambasadorit Berishaj është jashtëzakonisht më shumë se një përgjegjësi individuale. Është skandal i përmasave më të mëdha, që kërkon llogaridhënien.

    Z. Kurti i cili ka ‘’ngritur’’ standarde tejet të larta mbi qeverisjen e pastër dhe ka bërë demagogji para popullit, duhet të bart peshën e veprimeve të tij.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark