Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-Nisma, Albana Bytyqi, e cila bart numrin gjashtë në listën zgjedhore, ka thënë se Duhla dhe Bllaca e Suharekës dhanë mbështetje për AAK’në.
“Fshatrat Bllacë e Duhël, sonte u rreshtuan me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe i thanë PO programit tonë qeverisës”, deklaroi Bytyqi.
Ajo u shpreh falënderuese për mbështetjen, teksa shpërndau edhe fotografi nga takimi.
Koalicioni për Kosovën Fituese bart numrin 137, teksa kandidaten për deputete Bytyqi mund ta gjeni me numër 6.