×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ça m’thu Vetëvendosja”- U përmend Kosova, për çka e tha këtë deklaratë Edi Rama?

    Insajderi
    04 November 2024 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur se duan që në Bashkimin Europian të integrohen bashkë me Kosovën.

    E gjitha kur atij iu përmend Vetëvendosje, si model i dikurshëm në Kosovë, me kaosin e krijuar në Parlamentin e Shqipërisë tani.

    ”Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim”.

    ”Nuk jam i qetë fare”, përgjigjej Rama, kur u pyet për krerët opozitarë shqiptarë që sipas tij kanë secili probleme me drejtësinë sepse dëmtuan Parlamentin e Shqipërisë.

    ”Nëse ti më gjen një parlament të vendit europian ku deputetët mund të djegin karriget e parlamentit dhe askush të mos marrin masa, ma ço atë shembull”.

    Në këtë moment pason një shembull ku përmendet Vetëvendosja e Kosovës, dhe si rezultat ai pason me përgjigjen e tillë:

    ”Ne duam ta marrim Kosovën me vete në Bashkimin Europian”.

    ”Ne nuk duam të integrohemi bashkë me Kosovën të izoluar nga Shtetet e Bashkuara”.

    ”Ça m’thu Vetëvendosja? – këto janë standarde minimale dhe të relativizohet çdo gjë”.

    Sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ai që arrestohet, arrestohet për një arsye.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark