Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, i ka dal në mbrojtje Mimoza Kusarit e cila u quajt “Çadër e Gadafit” për plotë gjashtë herë nga Haki Abazi.
Kollçaku ka reaguar duke thënë se gjuha fyese dhe seksiste ndaj grave gjithnjë është e papranueshme dhe ka shtuar që të ndalohet fushata denigruese ndaj grave në politikë.
Postimi i plotë i Fatmire Mulhaxha Kollçakut:
“Gjuha fyese dhe seksiste e përdorur ndaj grave gjithnjë është e paranueshme.
Gratë në politikë, pa dallim, janë të gatshme për përballje në një betejë të barabartë politike.
#Stop fushatës denigruese, kaq prezente këto ditë ndaj grave në politikë”.