Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje në kryeqytet, shkruan Insajderi.
Mbrëmë, rreth orës 23:00, viktima femër kosovare ka raportuar në polici se kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 € para dhe një unazë.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Rasti është nën hetime.