Cakolli: Lirimi nga pagesa e “Trafikut Urban”, vendim i pastër elektoral - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: Lirimi nga pagesa e “Trafikut Urban”, vendim i pastër elektoral

    Insajderi
    26 September 2025 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eugen Cakolli nga KDI-ja ka kritikuar vendimin e Komunës së Prishtinës për të liruar nga pagesa e “Trafikut Urban” nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mjekët dhe mësimdhënësit, duke e cilësuar atë si një vendim të pastër elektoral.

    “Ndonëse në lexim të parë ky duket vendim i drejtë dhe i favorshëm, fakti që merret në mes të fushatës dhe hyn në fuqi vetëm 12 ditë para zgjedhjeve e bën atë një vendim të pastër elektoral. Për më keq, ky është shembull tipik i shfrytëzimit të resurseve publike për përfitim elektoral – praktikë për të cilën pikërisht partia që sot udhëheq kryeqytetin akuzonte partinë në pushtet qendror gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit,” shkroi Cakolli në Facebook.

    Ai shtoi se abuzimi me resurset publike për të fituar vota cenon garën e barabartë zgjedhore dhe mund të ndodhë “kurdo, kudo dhe nga kushdo që ndodh”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark