Cakolli: Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të VV’së në Kuvend? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të VV’së në Kuvend?

    Insajderi
    15 July 2025 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka komentuar reagimin e Qeverisë në detyrë për vendimin e Gjykatës Supreme për udhëzimin administrativ për arkat fiskale.

    Cakolli ka ironizuar duke pyetur se në çfarë funksioni kanë dërguar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese “përfaqësuesit” e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

    Nëse moskonstituimi i Kuvendit paska nënkuptuar që juridikisht nuk kemi deputetë (e për rrjedhojë as papajtueshmëri mandatesh), atëherë:  1. Në çfarë funksioni kanë qenë ata që e kanë dërguar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese pikërisht për rastin KO124/25?  2. Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës?””, ka shkruar ai.

    Qeveria në detyrë në reagimin e tyre ka pretenduar se s’mund të ketë konflikt mes deputetit dhe ministrit në detyrë dhe se mund të vendosin për akte nënligjore. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark