Një gjyqtar francez do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Sfida do të zhvillohet më 11 tetor, nga ora 20:45 në Pragë.
41-vjeçari Benoit Bastian do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës, i cili do të shoqërohet nga bashkëkombësit e tij, Hicham Zakrani dhe Aurelien Berthomieu.
Gjyqtar i katërt do të jetë Thomas Leonard.
Kjo është hera e parë që Benoit Bastian e referon një ndeshje të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Ai është prej 10 vitesh gjyqtar i FIFA-s dhe bëhet fjalë për një emër me përvojë në arenën ndërkombëtare.
Sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë pritet me interes, pasi do të përballen dy kombëtare që e synojnë kreun e grupit në Ligën B.