Caktohet data e gjyqit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohet data e gjyqit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës

    Insajderi
    22 May 2025 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 4 qershor, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla do të dalin para trupit gjykues lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023, përcjell Insajderi.

    Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar datën.

    “Seanca gjyqësore është caktuar më 4 qershor 2025”, njoftoi, zëdhënësja për media, Mirlinda Gashi.

    Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar të këtij viti, bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, është deklaruar i pafajshëm, Granit Plava është mbrojtur në heshtje, teksa Kushtrim Kokalla s’është deklaruar fare rreth fajësisë.

    I vetmi që e kishte pranuar fajësinë ishte Tom Dodaj, i cili akuzohej për shitjen e armës me të cilën u krye vrasja. Sipas aktakuzës ai ua kishte shitur armën Naim Murselit e Granit Plavës për 280 euro. Për këtë vepër, Gjykata e kishte dënuar Dodajn me pesë vjet burgim e pesë mijë euro gjobë.

    Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në hyrje të fshatit Bërrnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpinë e saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Ajo u qëllua me plumb në qafë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark