Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë do të shpallin aktgjykimin ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, më 16 korrik.
Shala, i cili u arrestua më 16 mars 2021, është akuzuar për krime lufte që dyshohet se janë kryer midis majit dhe qershorit 1999 në një burg të improvizuar në Kukës, Shqipëri.
Prokuroria ka kërkuar një dënim prej 28 vjet burg për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. Shala ka deklaruar se të gjitha akuzat ndaj tij janë të fabrikuara.